Drejtimi i Ri parasheh edhe rivitalizimin e hekurudhës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova prej pavarësisë ka marrë drejtim të gabuar dhe se, sipas tij, “janë humbë vlerat e përgjithshme nga ekonomia, nga rendi e ligji dhe nga politika e brendshme dhe e jashtme”.

Lajme

29/05/2014 20:56

Nga prezantimi partiak në Kaçanik, Haradinaj tha se partia e tij është angazhuar gjatë për t’i dhënë Kosovës dhe kësaj komune plan zhvillimor, qeverisës, por, tani, sipas tij, duhet ndërruar drejtim.

“Drejtimi i Ri parasheh me i dhanë përkrahje autostradës, na po i thojmë për Shkup, po e dimë që është deri në Han të Elezit, pra kjo autostradë duhet me ndodhë. Drejtimi i Ri e parasheh po ashtu me revitalizu hekurudhën. Transporti hekurudhor është i dobishëm, është interesant për ekonominë dhe njerëzit. Do t’i japim përkrahje revitalizimit të hekurudhës. Ne parashohim që me i kushtu kujdes jo vetëm në këtë trevë të Kosovës, por në të gjithë vendin, trajtimin e ujërave edhe krijimin e rezervave të ujit, pra ujëmbledhësve”, u shpreh Haradinaj.

(KosovaPress)