Drejtimi i Ri me plan qeverisës (Video)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një video që e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova ka pasuri nëntokësore, e cila vlerësohet të jetë rreth tre trilionë dollarë, mirëpo aktualisht është vendi më i izoluar dhe me papunësinë më të lartë në Evropë.

Lajme

22/05/2014 16:21

Haradinaj ka thënë se AAK-ja ka plane se si të qeverisë vendi dhe të dilet nga kjo krizë.

Nëse Aleanca fiton zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, atëherë sipas Haradinajt gjatë mandatit të tij qeverisës rroga mesatare do të jetë një mijë euro, dhe se do të krijohen 200 mijë vende pune.

\”Mandati ynë garanton krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës, bruto-produkt prej 8 miliardë eurosh dhe buxhetin prej 3,1 miliardë eurosh\”, ka thënë ndër të tjera lideri i AAK-së.