Drejtimi i Ri do të krijojë kushte më të mira për tregtarët

 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zyrtarët e partisë dhe kandidatët për deputetë, Besnik Tahiri e Milazim Abazi, vizitoi Tregun e Madh të Prishtinës, ku takoi shitës të shumtë të këtij tregu.

Lajme

30/05/2014 15:48

 Në bashkëbisedimin e afërt me ta, Haradinaj evidentoi, brengat dhe problemet me të cilat përballen këta shitës.

Shitësit e Tregut të Madh në kryeqytet shpjeguan se Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk i mbështet shitësit në pikën pikante të prodhimit në sezonë, dhe se kjo po iu shkakton vazhdimisht probleme në punë.

 Shitësit e Tregut të Madh të Prishtinës u ankuan, krahas porblemeve të tjera në punën e tyre, edhe për rënie të ndjeshme të  konsumatërve në treg.

 Kreu i AAK-së premtoi se me ardhjen në qeverisje të Drejtimit të Ri, do të krijojë kushte më të mira në punë, mundësi më të mëdha dhe kujdes qeveritar për shitësit e tregut në mbarë vendin.