Drejtësia e nevojshme pas luftërave në ish-Jugosllavi

​Zbardhja e drejtësisë po konsiderohet e nevojshme në transicionin pas luftërave në ish-Jugosllavi për të zbuluar të vërteten e luftrave, pasi kjo do të kontribuojë në proceset e pajtimit mes shteteve ballkanike.

Lajme

22/11/2019 16:29

Kështu u tha sot në konferencën që u mbajt për transicionin pas luftërave në ish-Jugosllavi dhe kërkimin e drejtësisë, të organizuar Universiteti Amerikan në Kosovë.

Profesoresha Nevenka Tromp duke folur për konfliktin ballkanik në vitet e 90-ta, tha se krijimi i gjykatës së parë ndërkombëtare për krime të luftës ka theksuar rëndësinë dhe ka rritur pritjet e mekanizmit ndërkombëtar për drejtësi.

“Krijimi i gjykatës së parë ndërkombëtare  për krime të luftës në të 90-tat ka theksuar rëndësinë dhe ka rritur pritjet e mekanizmit ndërkombëtar për drejtësisë. Përpjekjet e mekanizmit të administroj drejtësinë të zbuloj të vërtetën rreth ngjarjeve të së kaluarës, të ofroj siguri në shoqërinë ende të ndarë pas konfliktit dhe të kontribuoj ne proceset e pajtimit në shoqëritë fragjile të dala nga konfliktet”, tha ajo.

Profesoresha Tromp foli edhe narrativet pas tranzicionit për viktimat, ku kërkojë qasje të njëjtë ndaj secilit rast.

“Narrativet pas tranzicionit janë një reagim shumë më i gjerë dhe shpesh përfshijnë viktimat të cilat janë tejet të pakënaqura me rezultatet e drejtësisë së krimeve të luftës”, shtoi ajo.

Në lidhje me sistemin e drejtësisë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari foli për rëndësinë e respektimit të drejtave të njeriut në zona të konfliktit, teksa tha se kjo është një sfidë pasi shpesh herë ato nuk respektohen.

“Do të filloja duke thënë se mbrojtja e të drejtave të njeriut në zonat pas konfliktit pasi që të arrijnë marrëveshje të paqes mes palëve në konflikt është një nga objektivat më sfidues.  Normat e të drejtave të njeriut janë shpesh të  interpretuara në tekstin e marrëveshjes së paqes, në veçanti ato të  OKB-së”, tha ai.

Jashari po ashtu tha se rasti i Kosovës është më ndryshe krahasuar me zonat tjerë të konfliktit, pasi sipas tij, OKB-ja nuk ka themeluar ndihma mbrojtëse.

“UNMIKU u themelua në bazën që ti mbroj dhe promovoj të drejtat e njeriut të drejtuara me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si bazë  e autoritetit ne Kosovë. Megjithatë, rasti i Kosovës është më ndryshe krahasuar me zona tjera të konfliktit, për shkak se OKB-ja nuk ka themeluar  ndihma mbrojtëse i cili është një nga shtetet që merr përsipër administrimin edhe pse i dobët por shtet i pavarur”, tha ai.