Drecun: Ligji i ri për Trepçën, spastrim etnik i serbëve në Kosovë

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, vlerëson se Trepça është një simbol i luftës për mbijetesën e 2.500 serbëve që punojnë në pjesën veriore të Trepçës,  ndërsa thotë se pjesa jugore, e cila menaxhohet nga shqiptarët, është "një rrëmujë".

Lajme

08/10/2016 10:19

Drecun,  e quajti ligjin e ri ” spastrim etnik të serbëve nga Kosova” dhe theksoi se qeveria serbe është duke punuar shumë në parandalimin e zbatimit të këtij ligji.

Ai shtoi se ligji për Trepçën do të mund “të rrezikojë stabilitetin e marrëdhënieve të Kosovës, ajo madje mund të ndalojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të destabilizojë situatën në tërësi.”/Lajmi.net