Draymond Green: Nuk do të mund t’i mposhtnim Cavs pa ndihmën e Durant

Draymond Green është treguar i sinqertë kur ka komentuar finalet e vitit 2017 në NBA.

Sport

29/06/2022 09:00

Ylli i Golden State Warriors, Green ka thënë se Durant ishte pika kyçe për triumfin e GSW në vitin 2017.

Madje, lojtari thotë se pa Kevin Durant nuk do të ishte e mundshme të triumfonin ndaj Cleveland Cavaliers.

“Ne nuk do të kishim mposhtur Cavaliers po të ktheheshim në 2017 pa Kevin Durant”, ka thënë Green, transmeton lajmi.net.

Cavs me LeBron James në krye ishin një nga kundërshtarët më të fortë të Cavaliers në vitet e fundit.

Madje, ata e mposhtën skuadrën e GSW në një finale prej 7 ndeshjeve, ku përmbysën gjithçka nga 3:1 në 3:4. /Lajmi.net/