Draxler injoron Arsenalin

Julian Draxler nuk do të transferohet në Arsenal, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ylli gjerman ka bërë të ditur se do të luajë në Schalke 04, edhe në edicionin e ardhshëm.

Sport

17/06/2014 18:30

Ylli i Schalke 04, Julian Draxler nuk do të transferohet në Arsenal, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sipas “Skysports.com”, mesfushori ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga klubi gjerman, ku dëshiron të luajë edhe në edicionin e ardhshëm.

Draxler ishte pranë transferimit në Arsenal në janar të këtij viti, por kjo nuk do të thotë se ai mund të përfundojë në Emirates Stadium, gjatë kësaj vere.

“Në janar ishte një ofertë nga Arsenali, por kam vendosur të mbetem”, deklaroi Draxler i cili ka vendosur që edhe edicionin e ardhshëm ta kalojë në Schalke.

“Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe tani, dua të luaj edhe për një tjetër vit në Schalke”, u shpreh ai.