Dramë në Suharekë, Ballkani siguron në fund fitoren ndaj Feronikelit

Ballkani ka arritur të arkëtojë tre pikë të plota ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës.

Sport

21/02/2021 15:29

Në këtë duel, skuadrat ishin tejet të kujdesshme dhe kjo u pa edhe në rezultat, transmeton lajmi.net.

Në pjesën e parë, skuadrat shkuan në pushime pa gola.

Në pjesën e dytë, dukej që do ndodhte e njëjta, por në min (82’) Mirlind Daku doli shpëtimtar i skuadrës së tij.

Ballkani tani ka 44 pikë dhe ngjitet në vendin e parë, ndërsa Feronikeli ka 24 pikë dhe mban vendin e gjashtë.

Rezultati përfundimtar, Ballkani 1-0 Feronikeli./Lajmi.net/