“Dramë” në ‘Minatori’, KB Trepça e mposht në sekondat e fundit Sigal Prishtinën

KB Trepça e ka fituar derbin e javës në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Sigal Prishtinën, në sekondat e fundit, me rezultat 84:83.

Sport

04/03/2017 20:07

Mitrovicasit që ishin në disavantazh gjatë gjithë ndeshjes, u këndellën në çerekun e katërt, për të barazuar rezultatin fillimisht, për ta dërguar lojën në vazhdime prej pesë minutash.

Kur po luheshin sekondat e fundit të vazhdimeve, Sigal Prishtina kishte epërsi prej tre pikësh, por Wise me një treshe barazoi rezultatin, ndërsa gjatë gjuajtjes u pengua, duke fituar edhe një gjuajte dënimi, të cilën e shënoi, për t’ia dhuruar fitoren KB Trepçës, në ndeshjen më interesante të këtij stinori./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6