Dramë në Gjilan, Feronikeli mposht Dukagjinin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj jave në Superligën e Kosovës.

Sport

22/09/2019 16:56

Drama ka ndodhur në Gjilan, ku Drita ka barazuar në fund ndaj Trepçës ’89.

Arb Manaj (27’) realizoi për epërsinë e ‘Xehetarëve’, ndërsa Fortunado (90+1′) barazoi gjithçka.

Pas gjashtë ndeshjeve, Drita ka 10 pikë në vendin e tretë kurse ekipi mitrovicas 8 sosh.

Feronikeli nuk e ka pasur të lehtë ndeshjen kundër Dukagjinit, ekipi i vetëm pa fitore këtë edicion.

Skuadra nga Drenasi ka fituar 2-0 me golat e Kastriot Rexhës (54’) dhe Mevlan Zekës (90′), duke ngritur Feronikelin në pozitën e dytë me 12 pikë.

Ndërkohë, Dukagjini ka vetëm një pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Lajmi.net/