Dramë në fund, Augsburg dhe Koln mbesin baras

Ndeshja e fundit e javës së 30-të në Bundesligës mes Augsburg dhe Koln ka përfunduar baras 1:1.

Sport

07/06/2020 19:53

E gjithë takimi nuk prodhoi shumë deri në fund, kur të dyja ekipet shënuan nga një gol.

Shansi më i mirë ishte për vendasit, kur Niederlechner (27’) dështoi nga pika e bardhë.

Mysafirët befasuan me Anthony Modeste (86’) që realizoi për golin e parë të ndeshjes, para se Philipp Max (88’) të shënonte për 1:1.

Augsburg ngjitet në vendin e 13 me 32 pikë, kurse Koln në vendin e 12 tubon 35 pikë. /Lajmi.net/