Dramë në Camp Nou, Barcelona dhe Sevilla vazhdon në kohë shtesë

Barcelona ka arritur që të shënojë dy gola në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Sevillas për të vazhduar ndeshjen në kohë shtesë.

Sport

03/03/2021 22:54

Pas golave të shënuar nga Ousmane Dembele dhe Gerard Pique, Barcelona ka arritur të bëjë të pamundurën.

Dembele shënoi në pjesën e parë, ndërsa Pique në përfundimin e ndeshjes, konkretisht në sekondat e fundit.

Tani ndeshja drejt vazhdimeve, ku do të luhen dy pjesë nga 15 minuta.

Në qoftë se nuk do të ketë fitues përsëri, ndeshja do të vazhdojë në penallti./Lajmi.net/