Drama në familjen Beckham, vjen ‘reagimi’ i vëllait për situatën
Situata mes djemve të familjes Beckham është tensionuar së fundmi. Ndërsa djali i madh, Brooklyn, ka rrëfyer se ndihet i poshtëruar nga sjellja e nënës së tij gjatë dasmës me Nicola Peltz, vëllai i tij më i vogël, Cruz, ka zgjedhur të mbajë anën e prindërve përmes ironisë në rrjetet sociale. Cruz ka pëlqyer disa…
ShowBiz
Situata mes djemve të familjes Beckham është tensionuar së fundmi. Ndërsa djali i madh, Brooklyn, ka rrëfyer se ndihet i poshtëruar nga sjellja e nënës së tij gjatë dasmës me Nicola Peltz, vëllai i tij më i vogël, Cruz, ka zgjedhur të mbajë anën e prindërve përmes ironisë në rrjetet sociale.
Cruz ka pëlqyer disa postime në Instagram që tallen drejtpërdrejt me deklaratat e Brooklyn-it. Njëri prej tyre ishte një video humoristike ku pretendohej se Victoria kishte kërkuar këngën provokuese “Pony” për kërcimin e parë me djalin e saj, ndërsa një tjetër postim krahasonte lëvizjet e saj me performancat e guximshme të viteve 2000.
Ky veprim i 20-vjeçarit konfirmon përçarjen brenda familjes. Duke mbështetur postimet që e kthejnë në shaka traumën e pretenduar të Brooklyn-it, Cruz ka treguar hapur se nuk i merr seriozisht ankesat e të vëllait për “kërcimin e papërshtatshëm” që thuhet se la nusen në lot.