Drama e finales së Kupës në Portugali vendoset me penallti, Sporting fiton ndaj Portos
Finalja e Kupës së Portugalisë ishte një dramë e vërtetë, dramë e cila në fund u vendos me ekzekutimin e penalltive dhe i takoi skuadrës së Sporting Lisbonës.
Sport
Pas 120 minutave futbolli të jashtëzakonshëm, ishte skuadra e Sporting ajo që ngriti trofeun e Kupës së Portugalisë, duke mposhtur Porton me rezultatin 2:1.
Ishte skuadra e Portos ajo e cila e para kaloi në epërsi, kur në minutën e 40’ shënoi Soares, shkruan lajmi.net.
Kundërpërgjigja e Sporting erdhi vetëm pesë minuta më vonë, duke barazuar shifrat me anë të Bruno Fernandes.
90 minutat e rregullta të këtij takimi u mbyllën me rezultatin 1:1, për të zgjatur ndeshjen edhe për 30 minuta, minuta këto që vendosën fatin e trofeut.
Ishte Bas Dost në minutën e 101 ai që i dha epërsinë e parë skuadrës së Sporting, duke përmbysur kështu Porton për të afruar Sportingun një hap larg trofuet.
Porto tentoi deri në fund që të barazonte shifrat, dhe një gjë të tillë e bëri në minutën e fundit, duke shënuar me anë të Felipe dhe për të lënë gjithçka në fatin e penalltive.
Por, në ekzekutimin e penalltive ishte skuadra e Sporting ajo e cila arriti të fitonte me rezultatin 5:4, për ta lënë sezonin e Portos pa trofe. /Lajmi.net/