Dragani i MUP’it akuzohet për vrasje të rënda me paramendim

Sipas EULEX Dragani akuzohet për nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional.

Lajme

05/02/2014 09:34

Misioni i EULEX’it ka njoftuar sot se Dragoljub Delibasic, i njohur si Dragan, i cili është arrestuar dje se akuzohet për vrasje të rënda me paramendim.

Sipas EULEX Dragani akuzohet për nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional.

“Mbrëmë, Dragoljub (i njohur edhe si Dragan) Delibasic, është paraqitur vullnetarisht para Shefit të Prokurorisë Speciale të Kosovës në Leshak, veri të Kosovës, dhe më pas është arrestuar me urdhër të një prokuror ndërkombëtar i PSRK’së”.

I dyshuari, sipas EULEX, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, akuzohet për këtë vepra penale:

“1. Nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të ‘Rojave të Urës’”.

“2. Nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, e që kishte rezultuar me shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, të kryera në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të “Rojave të Urës””.

“Dhe 3. nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me Oliver Ivanovic, udhëheqësin e pretenduar të ’Rojave të Urës’”.

Sot, i dyshuari do të paraqitet për intervistim para një prokurori ndërkombëtar të PSRK’së.