Dr.House nderohet me yll në “Bulevardin e Famës” (Foto)

Aktori britanik, Hugh Laurie ka marrë një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud, transmeton Klan Kosova.

ShowBiz

26/10/2016 10:19

Laurie u bë pjesë e “Walk of Fame” pas çmimeve që fitoi me rolin e tij kryesor në serialin “Dr.House”.

“Kam takuar shumë studentë të cilët pasi panë filmin “Dr.House” kanë studiuar mjekësinë”, ka thënë Laurie gjatë ceremonisë në Los Anxhelos.

Ylli i aktorit Hugh Laurie është numri 2593 në “Bulevardin e Famës”.