Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Dr. Fauci: SHBA mund të ketë 100 mijë raste të reja me Covid-19 çdo ditë

20:28 | 30 Qershor 2020

Eksperti i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, dha të martën një parashikim në lidhje me normat e infeksionit të koronavirusit në ShBA – duke thënë se rreth 100,000 amerikanë mund të infektohen çdo ditë nëse kombi nuk bën ndryshime urgjente të sjelljes.

Fauci bëri parashikimin pasi rastet e reja të koronavirusëve u rritën 46 përqind më shumë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

“Tani ne kemi +40 mijë raste të reja në ditë”, i tha Fauci një Komiteti të Senatit.

“Unë nuk do të befasohem nëse arrijmë edhe deri në 100 mijë raste, deri sa të ndryshojë sjellja” tha ndër të tjera ai.

Nënkryetari i presidentit e pyeti Faucin nëse do ishte në gjendje të vlerësonte shkallën e vdekjeve, por eksperti shëndetësor nuk pranoi që ta bënte një gjë të tillë.

SHBA është vendi me më së shumti të infektuar – 2,699,554 raste. /Lajmi.net/