Dr. Fauci rekomandon që të mbyllen kafiteritë dhe restorante

Dr. Anthony Fauci po paralajmëron që kafiteritë dhe restorantet nuk duhet të hapen pasi hulumtimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregoi se njerëzit që darkuan kohët e fundit ose shkuan në kafiteri kanë dy herë më shumë gjasa të rezultojnë pozitiv për koronavirus.

Bota

18/09/2020 21:43

“Kur keni restorante, në ambiente të mbyllura, në një situatë ku keni një shkallë të lartë të infeksionit në komunitet, nuk vëni maska. Ky është problem i madh!”, tha Dr Fauci në një intervistë për MSNBC, transmeton lajmi.net.

“Kafiteritë janë një vend me të vërtetë i rëndësishëm i përhapjes së infeksionit, nuk ka dyshim për këtë”, shtoi tutje kreu i Institutit Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Hulumtimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), i botuar javën e kaluar, tregoi se njerëzit që kishin darkuar kohët e fundit kishin gati dy herë më shumë gjasa të dilnin pozitivë për koronavirus krahasuar me ata që nuk kishin qenë në restorante.

Pavarësisht nga raporti CDC, restorantet e Nju Jorkut do të lejohen të hapen në ambiente të mbyllura me 25 përqind të kapacitetit të tyre më 30 shtator dhe baret në Florida u hapën me kapacitet 50 përqind të hënën.

Dr Fauci tha se ai ‘ishte plotësisht dakord’ me rekomandimin e koordinatores task forcës për Shtëpinë e Bardhë, Dr. Deborah Birx, që baret dhe restorantet të qëndrojnë të mbyllura në disa rajone ku ka ndodhur shpërthimi i rasteve me Covid-19. /Lajmi.net/