Dr. Fauci i kundërvihet OBSH-së: Nuk ka dëshmi se asimptomatikët nuk e transmetojnë Covid-19

Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të Shteteve të Bashkuara, tha që Organizata Botërore e Shëndetit "nuk u tregua korrekte" kur dha idenë se koronavirusi rrallëherë transmetohet tek tjetri tek të infektuarit që nuk shfaqin simptoma. 

Bota

10/06/2020 16:52

I ftuar në emisionin “Good Morning America” në ABC News, Fauci peshoi komentet e një zyrtari të OBSH-së, sipas të cilit njerëzit asimptomatikë rrallëherë përhapin Covid-19, duke kundërshtuar udhëzimet nga organizatat e shëndetit publik, përfshirë këtu Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton lajmi.net.

“OBSH u tërhoq nga këto supozime, pasi që nuk ekziston ndonjë dëshmi lidhur me këtë”, deklaroi eksperti shëndetësor për ABC News.

Sipas shefit të Qendrave në SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 25-45 për qind e njerëzve të infektuar me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19 kanë të ngjarë të mos shfaqin simptoma.

OBSH u përpoq të sqarojë vërejtjet ditën tjetër, duke thënë se përhapja asimptomatike është “e panjohura kryesore për ta”.

“Sipas studimeve epidemiologjike, asimptomatikët mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët. Të japësh një deklaratë dhe t’i referohesh si ndodhi e rrallë nuk është korrekte”, tha ndër të tjera ai. /Lajmi.net/