Dr. Fauci: Disponimi i testeve të anti-trupave ndaj koronavirusit, çështje ditësh ose javësh

Dr Anthony Fauci, ekspert i koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se disponimi i testeve tëanti-trupave ndaj koronavirusit, që tregojnë nëse një person ka pasur virusin dhe është shëruar, janë çështje ditësh ose javësh.

Bota

09/04/2020 23:55

Dr Fauci,  në NBC të enjten tha se testet ishin duke u zhvilluar nga kompani private me të cilat qeveria kishte krijuar partneritet, transmeton lajmi.net.

Ato do të jenë vendimtare për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe madje mund të jetë kërkesë për disa njerëz përpara se të kthehen në punë.

Testi do të tregojë nëse një person ka antitrupa në gjak, gjë që sugjeron se ata janë rikuperuar me sukses nga COVID-19 pa e ditur se e kanë pasur më herët.

Sidoqoftë, teste të ngjashme që po bëhen në Evropë nuk kanë arritur të identifikojnë një person të vetëm që ka anti-trupa kundër koronavirusit. /Lajmi.net/