Dr Dre ka lansuar album e pritur për më shumë se një dekadë
Albumi më i ri nga Dr Dre është lansuar sot dhe për botën e hip-hopit asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

ShowBiz
Shumë pak artistë mund të premtojnë një album që do mirrte më se një dekadë për të dalë. Dr Dre është njëri nga ta.
Albumin nga artisti nuk e kanë pritur vetëm fansat por e gjithë bota e muzikës hip-hop.
Sot reperi dhe producenti ka lansuar albumin ‘Compton: A Soundtrack’, që është vetëm albumi i tretë në gjithë karrierën e tij, transmeton Lajmi.net.
Albumi ka marrë emrin nga qyteti i Los Angeles, ku Dre është lindur dhe ka filluar me muzikën që ka ndryshuar hip-hopin.
Të dy albumet e mëhershme të artistit kanë hyrë në histori, si ‘The Cronic’ i vitit 1992 dhe ai ‘2001’ i vitit 1999./Lajmi.net
Dre day
— Ed Sheeran (@edsheeran) August 7, 2015
THERE WILL NEVER BE ANOTHER DR.DRE
— Kendrick Lamar (@kendricklamar) August 7, 2015