Dovizioso paralajmëron Marquezin: Ishte i pamposhtur në 2019, por nuk do të jetë gjithmonë

Andrea Dovizioso ka lëshuar disa paralajmërime për kampionin e botës në Moto GP, Marc Marquez.

Sport

24/01/2020 17:31

Marquez ishte i pakonkurrentë në sezonin e kaluar të Moto GP, kur edhe fitoi titullin e tetë të kampionitë të botës.

Dy garuesit që hapën më shumë telashe për spanjollin ishin Andrea Dovizioso dhe Fabio Quartararo.

Dovizioso, i cili ka konfirmuar se do të garojë me Ducati, ka lëshuar së fundmi një paralajmërim se ky edicion mund të jetë ndryshe nga i kaluari.

“Ndihem më i realksuar dhe më i qetë se në fillim të 2019-ës. Kam filluar stërvitjet në mes të dhjetorit, kam ndryshuar disa gjëra. E di se mund të përmirësohem dhe jam i fokusuar ta bëj këtë” ka thënë Dovizioso, transmeton lajmi.net.

“Në letra, Marc është favoriti, ai bëri disa gjëra të jashtëzakonshme vitin e kaluar duke fituar titullin me avantazh të madh, dhe ishte piloti më i shpejtë thuajse në secilën garë. Por, askush nuk është i pamposhtur. Duhet filluar me këtë mentalitet dhe të provoj” ka shtuar italiani.

Moto GP tashmë ka publikuar kalendarin zyrtar për garat e vitit 2020. Gjithçka fillon në Katar. Ducati dhe Honda pritet të kenë një garë interesante këtë vit. /Lajmi.net/