Douglas ëndërron Chelsean

Ylli Shakhtar Donetsk, Douglas Costa ka pranuar se ëndërron të luajë për Chelsean, në mes të njoftimeve se gjiganti londinez është i interesuar për transferimin e tij.

Sport

23/01/2015 21:50

Ylli Shakhtar Donetsk, Douglas Costa ka bërë të ditur se ëndërron të luajë në Chelsea.

Mesfushori brazilian spekulohet se kërkohet nga Blues. Dhe, ai ka hapur mundësinë e transferimit në Stamford Bridge/

“Do të ishte një ëndërr të luaj në Chelsea. Kjo do të ishte një mundësi e rrallë, që nëse ndodh, nuk do të lejoj pa e shfrytëzuar”, deklaroi Douglas gjatë një interviste për “Globo Esporte”.

“Tashmë katër sezone jam në ligën e Ukrainës dhe mendoj se ka ardhur koha që të luaj në një ligë më të fortë. Premierliga do të ishte një e tillë”, u shpreh ai.

Douglas gjatë këtij sezoni ka bërë 17 paraqitje për Shakhtarin në të gjitha garat.

Përveç Chelseas, ai kërkohet edhe nga Manchester United.