Douglas Costa në Bayern Munich

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskun për transferimin e mesfushorit Douglas Costa për 35 milionë euro.

Sport

25/06/2015 13:15

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskun për transferimin e mesfushorit ofanziv, Douglas Costa, ka bërë të ditur “Sport 1”.

Gjiganti bavarez do të paguajë 35 milionë euro për transferimin e brazilianit, ndërsa marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti.

Trajneri Pep Guardiola ka vendosur ta përforcojë repartin ofanziv pas telasheve të mëdha me lëndime në edicionin e shkuar të dy mesfushorëve të krahut, Arjen Robben e Franck Ribery.