Dortmundit i mbërrin super-transferimi

Axel Witsel do të vazhdojë karrierën në Bundesligë te skuadra e Dortmundit.

Sport

06/08/2018 15:07

Skuadra gjermane ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me skuadrën kineze, Tianin Quanjian, për transferimin e reprezentuesit belg.

Witsel tashmë ka mbërritur në qendrën stërvitore të Dortmund.

Në njoftimin e ‘Milionerëve’ thuhet se Witsel do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.

Witsel 29 vjeçar, në futbollin kinez ishte transferuar nga skuadra ruse, Zenit St Petersbourg./Lajmi.net/