Dortmundi shumë afër nënshkrimit me Jayden Braaf të Manchester Cityt

Borussia Dortmundi është shumë afër nënshkrimit me Jayden Braafin e Manchester Cityt në këtë afat kalimtar.

Sport

27/05/2022 11:53

Siç raporton Fabrizio Romano, është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i lojtarit te “verdhezinjtë”, transmeton lajmi.net.

Lojtari llogaritet si njëri ndër talentët më premtues të futbollit anglez. Ai është vetëm 19-vjeçar dhe luan si sulmues.

Sipas Romanos, ka edhe shumë klube të tjera të interesuara për lojtarin, por Dortmundi është më seriozi në këtë aspekt. /Lajmi.net/