Dortmundi kërkon huazimin e Jeses

Skuadra e Borussia Dortmundit është duke kërkuar të transferojë sulmuesin e Real Madridit në formë huazimi, Jese Rodriguezin.

Sport

02/02/2015 09:54

Sipas raportit të bërë nga El Gol Digital, mësojmë se Borussia Dortmund është duke kërkuar huazimin e spanjollit të Real Madridit, Jese Rodriguez.

Sulmuesi spanjoll kërkon më shumë minuta në dispozicion, dhe këtë gjë mund ta ketë nëse transferohet te skuadra gjermane, Borussia Dortmund.

Klubi i drejtuar nga Jurgen Klopp është në një formë katastrofale pasi është në vendin e fundit të Bundesligës, dhe arritja e Jeses mund të ndryshonte sadopak gjërat.

Lojtari është rikthyer në formë mjaft të mirë, pas lëndimit që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës me muaj të tërë.