Dortmundi dhe Leverkusen të interesuar për Jesen
Dy skuadrat gjermane, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen kanë shprehur interesin e tyre për të transferuar sulmuesin e Real Madridit, Jesen.

Sport
Sipas raportit të bërë nga Caughtoffside, raportojmë se Jese është duke u monitoruar nga dy skuadra gjermane.
Bëhet fjalë për Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen të cilët janë shprehur të interesuar për shërbimet e sulmuesit spanjoll.
Jese nuk po arrin të tregojë formën e tij me skuadrën e Real Madridit dhe nuk është çudi nëse ai do të largohet nga Bernabeu në fundin e këtij sezoni.