Dortmund vazhdon serinë e fitoreve, fiton edhe ndaj Freiburg

Borussia Dortmund ka regjistruar fitore edhe në xhiron e 13-të të Bundesligës.

Sport

01/12/2018 17:21

Lojtarët e Lucien Favre mposhtën Freiburgun para tifozëve të vet, me rezultatin 2:0.

Golin e parë në këtë takim e realizoi reprezentuesi i Gjermanisë, Marco Reus, shkruan lajmi.net.

Goli erdhi nga pika e bardhë në minutën e 40’.

Për golin e dytë u përkujdes Paco Alacacer në minutën e 90′. Këto dy  gola patën vlerën e tre pikëve në fund të takimit.

Me këtë fitore Dortmund ruan kreun me 33 pikë, pas 13 xhirove të luajtura në Bundesliga. /Lajmi.net/