Dortmund transferon Shaqirin?

Borussia Dortmund ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Interit, Xherdan Shaqiri.

Sport

28/07/2015 08:56

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Inter, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori është nxjerr në shitje nga klubi italian, kurse Schalke ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Por, sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, Borussia Dortmund ka ndërhyrë duke shfaqur konkurrencë për Schalken në garë për transferimin e Shaqirit.

Mesfushori kosovar pritet të kthehet në Bundesligë, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Bayern Munich.