Dortmund synon transferimin e yllit të Juventusit në janar

Borussia Dortmund po mendon transferimin e mesfushorit të Juventusit, Emre Can në janar.

Sport

22/11/2019 10:57

Trajneri i Dortmund, Lucien Favre, është i etur për të forcuar skuadrën e tij kur të hapet tregu i transferimeve, me reprezentuesin gjerman në krye të listës së tij.

Sipas gazetës ‘Bild’, Dortmund do të tentojnë transferimin e Can, përcjell lajmi.net.

Can ka zhvilluar vetëm katër paraqitje për Juventusin këtë sezon.

Ai mbetet i pakënaqur me vendimin e Maurizio Sarrit, për ta lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/