Dortmund synon ta mbajë në skuadër yllin e Real Madrid

Dortmund do të jap maksimumin për të mbajtur në skuadër yllin e Real Madrid, Achraf Hakimi.

Sport

14/01/2020 18:01

Hakimi është një nga lojtarët me sezonin më të mirë tek Dortmund, dhe lojtari është përfshirë edhe në formacionin e vitit në Afrikë.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc, i cili ka zbuluar dëshirën për të mbajtur lojtarin.

“Unë qëndroj gjithmonë pas fakteve. Sipas kontratës, ai kthehet te Reali gjatë verës, sepse kontrata e tij ka efektin deri më 1 korrik” ka thënë Zorc, duke bërë të ditur se dëshiron ta mbajë lojtarin, transmeton lajmi.net.

“Por, ne nuk mund ta influencojmë atë të vetëm. Mendoj se Achraf e di mirë se si është përmirësuar me ne. Ai u bë nga ne” shtoi drejtori i BVB.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid do ta kthejë lojtarin në shtëpi, ose Dortmund do të transferojë kartonin e tij. /Lajmi.net/