Dortmund: S’ka birra për racistët (Foto)
Borussia Dortmund ka marrë një vendim interesant duke nisur një fushatë sensibilizimi kundër racizmit të quajtur: “Nuk ka birra për racistët”.
Sport
“Nuk ka birra për racistët”, kjo është motoja e lansuar nga Borussia Dortmund në fushatën e sensibilizimit kundër racizmit.
Kjo thënie do të jetë e shtypur dhe e shpërndarë në shumicën e lokaleve në qytet.
“Tifozët e Borussia Dortmundit kanë një përgjegjësi, duhet të merret një qëndrim i ashpër ndaj kësaj dukurie negative”, thuhet në njoftim.