Dortmund ‘shkel’ Monchengladbachun, i shton presionin Bayernit

Sport

20/02/2022 19:25

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach.

“Verdhëzinjtë” triumfon me rezultat të thellë 6 – 0, në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesliga, transmeton lajmi.net.

Marco Reus me një gol nga afërsia i dha epërsinë Dortmundit (26′), që vetëm gjashtë minuta më vonë dyfishuan rezultatin me anë të Malen (32′).

Ishte Wolf që shënoi golin e tretë për vendasit pas një asistimi të Reus (70′).

Ndërsa, pas vetëm katër minutave, talenti Moukoko u përkujdes për golin e katër, ku Reus kompletoi het-trikun e asistimeve.

Në fund, gjermani doli sërish në skenë duke shënuar golin e dytë personal pas një aksioni të shpejtë (82′).

Fitoren e Dortmund, e vulosui Emre Can duke shënuar nga pika e bardhë (90′).

Me këtë fitore, Dortmund zë pozitën e dytë me 46 pikë, gjashtë më pak se Bayern, derisa Monchengladbach qëndron në pozitën e 13-të me 26 sosh./Lajmi.net/