Dortmund shënon fitore të lehtë ndaj Schalke
Borussia Dortmund ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Schalke.
Sport
Me rezultatin 3:0, Dortmund ka arkëtuar tri pikët e radhës në Bundesliga, duke mposhtur Schalken, shkruan lajmi.net.
Akanji hapi serinë e golave, duke i dhënë Dortmundin epërsinë tek në minutën e 55’ të takimit.
Erling Haaland shënoi për 2:0 atëherë kur luhej minuta e 61’, kurse Hummels vulosi rezultatin final për 3:0 në minutën e 78’.
Dortmund shkon kështu në kuotën e 12 pikëve, kurse Schalke mbetet me vetëm një pikë të fituar. /Lajmi.net/