Dortmund, shembull për të gjithë

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij e tregoi qëllimin e saj në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit. Ai thekson se fitorja 2:0 është shembull për të gjitha ekipet që humbin 3:0 në duelin e parë.

Sport

08/04/2014 22:37

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp lavdëroi ekipin e tij që mposhti Real Madridin 2:0 në ndeshjen e kthimit në Westfalenstadion, por u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu.

“Djelmoshat e kërkuan kualifikimin, ne nuk ishim në gjendje ta shfaqim këtë në Madrid, por sonte e treguam 100 përqindëshin tonë”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.

Ai pati një mesazh për të gjitha skuadrat që humbin duelet e para të një gare me karakter eliminimi.

“Ju mund të bëni një xhirim të kësaj ndeshje dhe t’ia tregoni të gjitha ekipeve që humbin ndeshjen e parë me rezultat 3:0”, u shpreh ai.