Dortmund s’është në luftë me Bayernin

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka insistuar se klubi i tij nuk është në luftë me rivalin e Bundesligës, Bayern Munich. Marrëdhëniet mes ekipeve janë tensionuar pas transferimit të Mario Gotzes nga Dortmund në Allianz Arena në verën e vitit të kaluar dhe zyrtarizimit të marrëveshjes për kalimin e sulmuesit Robert Lewandowski në…

Sport

02/04/2014 12:40

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka insistuar se klubi i tij nuk është në luftë me rivalin e Bundesligës, Bayern Munich.

Marrëdhëniet mes ekipeve janë tensionuar pas transferimit të Mario Gotzes nga Dortmund në Allianz Arena në verën e vitit të kaluar dhe zyrtarizimit të marrëveshjes për kalimin e sulmuesit Robert Lewandowski në relacion të njëjtë, në fund të këtij sezoni.

Po ashtu, trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp shpeshherë është përplasur me fjalë me drejtorin sportiv të Bayernit, Matthias Sammer.

Mirëpo, Watzke ka insistuar se nuk ka nevojë që klubet të zhvillojnë bisedime të paqes.

“Ne nuk jemi në luftë me Bayernin, andaj nuk kemi nevojë të zhvillojmë bisedime të paqes”, deklaroi Watzke për të përditshmen gjermane TZ.

“Ne jemi rivalë të njëri tjetrit. Ne nuk duhet të sillemi sikur e dashurojmë njëri tjetrin sepse nuk është ashtu”, u shpreh ai.