Dortmund refuzoi ofertën e një super klubi për Sanchon

Borussia Dortmund ka hedhur poshtë një ofertë nga një super klub për Jadon Sancho, në fillim të këtij viti, ka zbuluar Hans Joachim Watzke.

Sport

14/08/2019 15:52

Por, drejtori i përgjithshëm i skuadrës gjermane, ka pranuar se do të jetë vështirë në të ardhmen të mbahet në skuadër talenti anglez.

“Një shef i një prej super klubeve më pyeti përsëri në pranverë nëse kishte ndonjë mundësi për të nënshkruar me Sanchon, por unë i thash menjëherë se ai duhet ta harronte atë, dhe ai kurrë nuk më kontaktoi më”, ka deklaruar Watzke, përcjell lajmi.net.

“Ai e dinte se e kam fjalën për atë që thash”.

“Jo shumë 19 vjeçar kanë potencialin e tij”, ka vazhduar Watzke.

Jadon Sacho te Borussia Dortmund është transferuar nga Manchester City./Lajmi.net/