Dortmund prishet me tifozë

Ndodh edhe kjo. Futbollistët e Borussia Dortmundit kanë akuzuar sektorin e mirënjohur të tifozëve ‘Muri i Verdhë’, gjithmonë i konsideruar si futbollisti i 12’të në fushë për skuadrën gjermane. Kapiteni Kehl dhe Grosskreutz kanë kritikuar paraqitjen e tifozëve në Signal Iduna Park me rastin e duelit kundër Zenit St Petersburgut të mërkurën, të cilin Dortmund…

Sport

20/03/2014 13:21

Ndodh edhe kjo. Futbollistët e Borussia Dortmundit kanë akuzuar sektorin e mirënjohur të tifozëve ‘Muri i Verdhë’, gjithmonë i konsideruar si futbollisti i 12’të në fushë për skuadrën gjermane.

Kapiteni Kehl dhe Grosskreutz kanë kritikuar paraqitjen e tifozëve në Signal Iduna Park me rastin e duelit kundër Zenit St Petersburgut të mërkurën, të cilin Dortmund e humbi 2:1 por prapë u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5:4.

“Nuk ishin mirënjohës, sa herë që e humbin një top, vinin vërshëllima”, deklaroi Grosskreutz.

Kurse, Kelh ka shtuar: “Paraqitja si nikoqir duhet të jetë një situatë pozitive për ne. Të gjithë në zhveshtore në fund të ndeshjes ishin të pakënaqur, por nuk është dashur të sillen ndaj nesh sikur të kishim bërë ndonjë krim”.