Dortmund për Shaqirin

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar zyrtarisht se nuk është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Interit, Xherdan Shaqiri.

Sport

29/07/2015 08:58

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka bërë të qartë se klubi i tij nuk është i interesuar për transferimin e Xherdan Shaqirit.

Mesfushori i Interit është në shitje, por ai nuk pritet të transferohet në Dortmund.

“Unë kam menduar se Shaqiri do të shkojë në Schalke. Unë besoj se ne kemi një skuadër me të cilën aktualisht ndjehemi shumë rehat”, ka deklaruar Watzke, gjatë një konference për media, raporton Calciomercto.