Dortmund nuk e njeh Sanogon (Foto)

Borussia Dortmund shfrytëzoi profilin zyrtar në rrjetin social Twitter për të treguar se as që e njeh fare sulmuesin e Arsenalit, Yaya Sanogo, që shënoi kundër tyre në Ligën e Kampionëve. 

Sport

27/11/2014 09:39

Yaya Sanogo është ballafaquar me kritika të vazhdueshme gjatë karrierës së deritashme në Arsenal, por pak kush do të kishte menduar se atyre do t’i bashkohet edhe Borussia Dortmund.

Francezi bëri një paraqitje si titullar kundër skuadrës gjermane në Emirates të mërkurën në kuadër të xhiros së pestë të ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi pas vetëm dy minutash lojë.

Ky ishte goli i tij i parë në 144 minuta lojë.

Dhe, Dortmund tregoi se as që e njeh fare Sanogon duke e bërë një postim në profilin zyrtar në Twitter ku shkruante: “???”, tek ndryshimi i rezultatit.

Ata nuk e dinë se as kush është francezi.