Dortmund mund të shënonte pesë gola

Borussia Dortmund “mund të shënonte pesë gola” në humbjen 3:0 nga Real Madrid të mërkurën, sipas trajnerit Jurgen Klopp. Skuadra gjermane u paraqit në mungesë të sulmuesit Robert Lewandowskin dhe kjo doli të jetë goditje e fuqishme për Dortmundin që nuk arriti të shënojë në Santiago Bernabeu. “Ne nuk ishim kompakt sa duhet”, deklaroi Klopp…

Sport

03/04/2014 08:52

Borussia Dortmund “mund të shënonte pesë gola” në humbjen 3:0 nga Real Madrid të mërkurën, sipas trajnerit Jurgen Klopp.

Skuadra gjermane u paraqit në mungesë të sulmuesit Robert Lewandowskin dhe kjo doli të jetë goditje e fuqishme për Dortmundin që nuk arriti të shënojë në Santiago Bernabeu.

“Ne nuk ishim kompakt sa duhet”, deklaroi Klopp për Sky.

“Qëndruam shumë prapa, shumë të tërhequr, por nuk ishim kompakt sa duhet”, shtoi ai. “Reali gjithmonë shënon në shtëpi. Por, edhe ne mund të shënonim pesë gola, por nuk e bëmë, kurse ata shënuan menjëherë, herët. Te goli i dytë dhe i tretë i Realit, është fakt se ne ishim në pronësi të topit në të dyja rastet por e humbëm atë shumë lehtë”.

Dortmund do të përballet me mision të pamundur për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit.