Dortmund me pamje krejt tjetër

Ekipi i Borussia Dortmundit që do të mbërrijë në Santiago Bernabeu të mërkurën është vetëm hije e skuadrës që eliminoi Real Madridin në sezonin e kaluar. Shtatë futbollistë do të mungojnë në formacionin bazë nga dueli i skuadrave i vitit të kaluar, të gjithë titullarë të padiskutueshëm në ekipin e Jurgen Kloppit. Pas një sezoni…

Sport

01/04/2014 08:00

Ekipi i Borussia Dortmundit që do të mbërrijë në Santiago Bernabeu të mërkurën është vetëm hije e skuadrës që eliminoi Real Madridin në sezonin e kaluar.

Shtatë futbollistë do të mungojnë në formacionin bazë nga dueli i skuadrave i vitit të kaluar, të gjithë titullarë të padiskutueshëm në ekipin e Jurgen Kloppit.

Pas një sezoni me shumë lëndime, Dortmund do të paraqitet në Madrid me shumë mungesa. Ata do të jenë pa Gundoganin, Schmelzerin, Suboticin dhe Benderin.

Për të përkeqësuar gjërat edhe më tepër, mungesës së tyre i shtohet edhe ajo e sulmuesit kryesor Robert Lewandowski i cili është i suspenduar për ndeshjen e parë. Ylli polak shkatërroi Realin në duelin e parë të edicionit të shkuar duke shënuar katër gola në Dortmund.

Një tjetër mungesë e madhe për Dortmundin është ajo e Mario Gotzes, i cili u transferua në Bayern Munich gjatë verës së shkuar.

Vetëm katër futbollistë do të luajnë sërish kundër Realit: Weidenfeller në portë, Piszczek si mbrojtës i djathtë, Hummels në qendër të mbrojtjes dhe Marco Reus, si mesfushor ofanziv.