Dortmund mbi Leverkusenin
Borussia Dortmund mposhti Nurnbergun me rezultat 3:0 dhe u ngjit në pozitën e dytë në Bundesligë, pas disfatës së befasishme të Bayer Leverkusenit si nikoqir nga Mainz, 0:1. Mats Hummels kaloi Dortmundin në epërsi me golin e tij në minutën e 51’të. Kurse, avantazhin e vendasve e dyfishoi sulmuesi Robert Lewandowski, duke realizuar në minutën…
Sport
Borussia Dortmund mposhti Nurnbergun me rezultat 3:0 dhe u ngjit në pozitën e dytë në Bundesligë, pas disfatës së befasishme të Bayer Leverkusenit si nikoqir nga Mainz, 0:1.
Mats Hummels kaloi Dortmundin në epërsi me golin e tij në minutën e 51’të. Kurse, avantazhin e vendasve e dyfishoi sulmuesi Robert Lewandowski, duke realizuar në minutën e 64’të.
Fitoren për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp e vulosi Henrik Mkhitaryan me golin e tij shtatë minuta para fundit, që e dërgoi Dortmundin në pozitën e dytë në Bundesligë.
Kjo, pasi Leverkusen pësoi disfatë të befasishme në shtëpi nga Mainz me rezultat 0:1. Erik Maxim Choupo-Moting shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 37’të.
Dortmund tani është i dyti me 45 pikë, dy më tepër se Leverkusen.
Rezultatet:
Augsburg – Hannover 1:1
Leverkusen – Mainz 0:1
Dortmund – Nurnberg 3:0
Braunschweig – M’Gladbach 1:1
Werder – Hamburg 1:0