Dortmund konfirmon gjendjen e Reusit

Borussia Dortmund ka publikuar një komunikatë zyrtare duke bërë të ditur se ylli i ekipit, Marco Reus, nuk ka pësuar një lëndim serioz në duelin kundër Dinamo Dresdenit.

Sport

05/03/2015 08:52

Tani ka ardhur konfirmimi zyrtar: Marco Reus nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz në duelin mes Borussia Dortmundit dhe Dinamo Dresdenit në Kupën e Gjermanisë.

“Ai ndjen dhimbje mbi gju, por nuk i parashikohet një pushim i gjatë”, thuhet në komunikatën e publikuar nga klubi gjerman.

Reus do të vazhdojë të jetë nën monitorin, mirëpo do të mungojë në duelin kundër Hamburgut të dielën.

Por, pritet të jetë në dispozicion për ballafaqimin me Juventusin në Ligën e Kampionëve.