Dortmund i jep një “shuplakë” Paris Saint Germain
Borussia Dortmund i ka dhënë një “shuplakë” PSG, kur jemi në afatin kalimtar dimëror.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/01/image-1321905-860_poster_16x9-jctx-1321905.jpg)
Sport
PSG kanë kërkuar me ngulm për një kohë të gjatë mesfushorin e Dortmund, Julian Weigl.
Por, sipas “Bild”, trajneri i skuadrës “verdh e zi”, Lucien Favre është kundër një ribashkimi të Weigl me ish trajnerin e tij Tuchel, tek Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.
Mesfushori defensiv thuhet se dëshiron largimin pasi ka mbetur si zgjedhje e dytë pas afrimit të Axel Witsel në skuadër.
PSG e pëlqen shumë mesfushorin dhe ai do të ishte një mbulim i mirë për largimin e Adrien Rabiot.
Dortmund nuk ka pranuar të diskutohet për Weigl në asnjë mënyrë, duke vështirësuar planet e Tuchel. /Lajmi.net/