Dortmund i cakton çmim astronomik Haalandit

Talenti i Borussia Dortmund, Erling Haaland, është njëri nga dëshirat me të mëdha të klubeve evropiane.

Sport

26/03/2021 20:43

Norvegjezi ka realizuar 32 gola në 31 paraqitje, ku prej tyre ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Menaxheri i Haaland, Mino Raiola, deklaroi se rreth 10 klube evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij, përfshirë, Man City, Man United, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Por, sipas “ESPN”, Dortmundi i ka vënë çmimin për lirimin e tij në rast se këto klube dëshirojnë ta kenë në posedim lojtari.

Çmimi i Haaland thuhet te jetë 180 milionë euro. Kontrata e tij skadon në vitin 2022, por tani gjermanët po punojnë për rinovimin e Jadon Sancho dhe më pas sigurimin e Haaland. /Lajmi.net/