Dortmund është i forti i Borussiave – ‘Verdh e zinjtë’ afrohen një pikë me liderin

Borussia Dortmund ka shënuar fitore kundër Borussia Monchengladbach.

Sport

19/10/2019 20:27

Dueli i dy Borussiave i takoi skuadrës së Dortmund, e cila fitoi me rezultatin minimal 1:0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi ‘ikona’ e Dortmund, Marco Reus, i cili shkundi rrjetën në minutën e 58’.

Dortmund arriti mjaft mirë që të administronte lojën deri në vërshëllimën e fundit, për të marrë tri pikë të mëdha në këtë xhiro.

Me këtë fitore, skuadra e Lucien Favre numëron 15 pikë, në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Bayern Munich, kurse Ëolfsburg e Gladbach kanë nga 16 pikë në pozitat e para. /Lajmi.net/