Dortmund dorëzohet për titullin: Nuk besojmë se mund ta kapim Bayern

Borussia Dortmund është dorëzuar në garën për titullin e Bundesliga.

Sport

04/06/2020 17:30

Humbja e Dortmund nga Bayern Munich në përballjen direkte ka bërë që ‘verdhezinjt’ të dorëzohen në garë për titull.

Drejtori sportiv i Dortmund, Zorc, është shprehur se skuadra nuk beson se mund ta kapin skuadrën e Bayern.

“Mendoj se kemi thënë gjithçka gjatë javës së kaluar, pas ndeshjes kundër Bayern”, ka thënë Zorc, transmeton lajmi.net.

“Nga pikëpamja jonë, titulli është vendosur”, ka shtuar drejtori sportiv i BVB.

“Ne nuk besojmë se Bayern do të gabojë, ata janë shumë të mirë, duhet pranuar këtë. Ne jemi aktualisht në pozitën e dytë dhe do të donim të përfundojmë aty”, ishin fjalët e Zorc.

Dortmund ka dy pikë më shumë sesa vendi i tretë, por tashmë është larg pozitës së parë. /Lajmi.net/