Dortmund blen Sahinin

Pas Adrian Ramosit, Borussia Dortmund ka siguruar edhe një përforcim. Një formalitet i rëndësishëm për sezonin e ri. Drejtori ekzekutiv i klubit gjerman Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar se Dortmund ka paguar 7 milionë eurot e caktuara nga Real Madrid për blerjen e mesfushorit Nuri Sahin. Los Blancos e bleu Sahinin nga Dortmund për 10 milionë…

Sport

10/04/2014 17:20

Pas Adrian Ramosit, Borussia Dortmund ka siguruar edhe një përforcim. Një formalitet i rëndësishëm për sezonin e ri.

Drejtori ekzekutiv i klubit gjerman Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar se Dortmund ka paguar 7 milionë eurot e caktuara nga Real Madrid për blerjen e mesfushorit Nuri Sahin.

Los Blancos e bleu Sahinin nga Dortmund për 10 milionë euro më 2011, por e huazoi atë në Westfalenstadion në fillim të këtij sezoni pas problemeve me lëndime në Santiago Bernabeu.

Andaj, Sahin do të jetë zyrtarisht futbollist i Dortmundit, klub ku nisi të bëjë emër në nivelin më të lartë.

Në ditët në vazhdim do të publikohen detajet e kontratës dhe pagesës. Borussia Dortmund vazhdon të përforcohet.